Categories Showbiz

Flavia e thotë hapur: Nuk dua të jetoj me prindërit e tij

Spektakli Love Story në TV Klan u shoqërua nga një mbrëmje romantike dhe plot emocione, teksa e eliminuara e natës së 9-të ishte Ariana. Para se vajzat të ngjiteshin në skenë, kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, se si e shohin veten si nuse të ardhshme Veç të tjerash, Flavia ka folur për mënyrën se si e shikon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën me prindërit e partnerit.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Do të përgatisja një mëngjes të thjeshtë por me shumë dashuri nga duart e mia të vogla. Mua më pëlqen të gatuaj gjëra të shëndetshme, kështu që do bëja një gotë qumësht me Nestquick, një frech toast dhe një sallatë me fruta. Pastaj mendoj se do flisnim gjatë dhe të njihnim më mirë njëri-tjetrin.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Do tregohem e sinqertë. Mua nuk më pëlqen të jetoj me prindërit e partnerit, njësoj siç nuk do më pëlqente që ai të jetonte me prindërit e mi. Edhe në familjen time ndaj këtë mendim. Rrjedhimisht nëse jeton në shtëpi me prindërit, ata do ndikojnë ose do marrin vendime në marrëdhenien tonë. Çdo njeri mendoj se do rehatinë e vet.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde? Vjehrra është nëna e partnerit dhe çdo gjë varet edhe në këndvështrimin e saj se si e do ajo djalin të krijojë familjen. Por respekti normalisht fitohet, nuk kërkohet.

Po mami i Saimirit si të është dukur tek klipi? Duke qenë se jeton edhe jashtë mendoj se është nga ato mamatë europiane që përshtaten me nusen dhe do ta dojë si vajzën e saj. Mendoj se do jetë një vjehrrë shumë e mirë./tvklan.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME