fbpx
Showbiz

Florjan Binaj tregon si po e kalon karantinën

Disa ditë më parë, aktori i njohur i humorit Florjan Binaj bëri më dije se ishte infektuar me koronavirus. Përmes një postimi në Instagram, aktori tha se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do të karantinohej në shtëpinë e tij, që sipas rregullit duhet të qëndrojë për 14 ditë. Kanë kaluar vetëm 7 ditë që kur Flori zbuloi se ishte infektuar me Covid-19, por si po e kalon ai karantinën? Së fundmi, në një reagim në Insta Story ka lënë të kuptohet se fle gjatë gjithë ditës, teksa ka postuar videon e një qeni.

“Të shtatat e karantinës’, shkruan aktori krahas fotos. Kujtojmë që aktori reagoi ashpër ndaj një lajmi që qarkulloi në media, ku u raportua se ai kishte qenë në Përmet, ku kishte udhëtuar disa ditë më parë dhe se mund të kishte infektuar edhe persona të tjerë. Në një reagim në Instagram, aktori i cilësoi këto lajme dashakeqëse dhe shpifje, për të hedhur baltë mbi figurën e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button