Categories Showbiz

Foto/ Ju kujtohet ‘Gjino’ i ’14 vjeç dhëndër’? Ja si duket ai tani

Komedia “14 vjeç dhëndër” është padyshim një ndër filmat shqiptar që na ka gozhduar para ekranit që të gjithëve, pa dallim moshe, batutat e të cilit i mbajmë mend dhe sot.

Autori i kësaj komedie,  Çajupi, trajton temën e katundit shqiptar, duke ballafaquar ankthin e ekzistencës të ndeshur ashpër me afshin e jetës. Në këtë ndeshje të papërballueshme portretizohet drama e krijimit të familjes si dramë e ekzistencës.

Komedia, e cila u kthye në film, pati gjithë suksesin e merituar. Mund të themi se aktori që spikali në film, është Admir Sorra, ai që luajti rolin e Gjinos.  Ai sot është një burrë i pashëm, por buzëqeshjen naive të Gjinos e ka ruajtur ende.

Kujtojmë se Admir Sorra lindi në Vlorë më 15 janar të vitit 1975. Në vitin 1988 në një konkurs që është bërë në Tiranë, ku filmi “Përrallë nga e kaluara” mori çmimin “Naim Frashëri”, ku regjisori e drejtoi të tërhiqte çmimin e filmit, dhe ky ishte padyshim një nder për të.

Në Festivalin VIII të Filmit ka marrë medaljonin si “Aktori i vogël më i mirë i filmave shqiptarë”. Përkundër arritjes së vlerave të larta artistike ai u largua nga Akademia e Arteve në vitin 1993. Aktualisht Admir Sorra është kthyer nga Modena dhe po jeton në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME