fbpx
Showbiz

(FOTO) Shtyu tre herë dasmën, më në fund martohet kryeministrja daneze, Mette Frederiksen

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen u martua sot , pasi dasma e saj u desh të shtyhej disa herë, përfshirë edhe për shkak të një takimi të BE. Frederiksen u martua me partnerin e saj, Bo Tengberg të mërkurën pasdite në një kishë të vogël në ishullin Mon në detin Balltik, ku çifti zotëron një vilë pushimesh shkran Daily Mail. 42-vjeçarja fillimisht kishte planifikuar të martohej me Tengberg verën e kaluar, por në Danimarkë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Më pas planet për martesën e këtij viti u shtynë për shkak të koronavirusit. Ndërsa data e fundit caktuar e shtuna e kaluar e cila nuk ishte e mundur për shkak të një samiti të BE-së për të diskutuar një plan të rimëkëmbjes nga koronavirusi. “Mezi pres të martohem me këtë njeri fantastik. Por, nuk duhet të jetë aq e lehtë”, -shkroi në Facebook kryeministrja daneze për anulimit për herë të trerë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button