Showbiz

FOTOT/ Zbulohet i dashuri misterioz i Kiara Titos? Ja kush është partneri i modeles së momentit në Shqipëri

Marrëdhënia e Luizit me Kiarën ka rrëmbyer jo vetëm vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother VIP”, por gjithë rrjetit.

Edhe pse këngëtari i shprehu pëlqimin që në fillim, ajo nuk i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë ndjenjëve të tij, dhe pas pretendimeve të tij se është sëmurë ( të cilat i mohoi po vetë), moderatorja u duk mjaft e zemëruar me të.

Megjithatë, sipas gazetares Desara Karaiskaj, edhe pse Kiara pretendon se është beqare, në fakt ajo ka një lidhje jashtë shtëpisë së famshme.

Por kush është i dashuri i Kiara Titos? ‘TiranaWeb’ raporton se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Roni më parë ka punuar në Kabinetin e  kryeministrit Edi Rama.

E njëjta media shkruan se çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku./m.j

FOTOT/ Zbulohet i dashuri misterioz i Kiara Titos? Ja kush është partneri i modeles së momentit në ShqipëriFOTOT/ Zbulohet i dashuri misterioz i Kiara Titos? Ja kush është partneri i modeles së momentit në ShqipëriFOTOT/ Zbulohet i dashuri misterioz i Kiara Titos? Ja kush është partneri i modeles së momentit në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close