Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi dhe aktori i humorit, Romeo Veshaj, nuk e fshehin më dashurinë e tyre, ndërsa duket se po shijojnë ditë të bukura.
Çifti janë larguar nga Shqipëria për disa ditë pushimesh jashtë vendin, e copëza nga ditët e tyre, këngëtarja i ka ndarë dhe me ndjekësit në Instagram.
Dyshja u përfolën prej disa kohësh për marrëdhënie mes tyre, dhe të ndarë apo të bashkuar, ata u bënë një ndër çiftet më të komentuar të show-bizz. Megjithatë, tani gjërat janë të qarta, këngëtarja dhe aktori i humorit janë bashkë, dhe duken më të lumtur se kurrë.