Showbiz

“Gazetare në menopauzë”, Françeska Jaçe i bën të papriturën Anila Bashës

Me sa duket ka vendosur qe t’i jape nje leksion… Portali “Newsbomb”, që administrohet nga gazetarja Anila Basha një ditë më parë publikoi një lajm me disa foto ku ish-banorja e Big Brother, Françeska Jaçe, shihej duke tymosur has*hash.

Ndër të tjera në lajm theksohej se Françeska kishte prishur qetësinë e pushuesve më këtë veprim, pasi rreth e rrotull sipas “Newsbomb” kishte edhe fëmijë.

Një ditë pas publikimit të këtyre fotove, ka qenë vetë ish-banorja e Big Brother që i ka kthyer përgjigje portalit, duke iu drejtuar vetë gazetares Anila Basha.

Me anë të postimeve në Instagram, Jaçe e quan Bashën një gazetare dhe redaktore në menopauzë. Ajo thekson më tej se herës tjetër, kur të ketë në plan të tymosë, do ta thërrasë edhe Anilën, pasi sipas ish-banores së BB, gazetarja është në stres.

“Ja përse mund të tmerrohen pushuesit ose burrat e grave të shqetësuara….Pushime të mbara, relaksohuni njerëz, redaktore e gazetarë në menopauzë. Është fund gushti. Anila Basha, zemra, herës tjetër të ftoj dhe ty se e shoh që je shumë e stresuar,”– shkruan Françeska Jaçe krahas dy videove teksa ekspozon të pasmet dhe tymos sërish.

Në këtë postim, modelja ka etiketuar edhe gazetaren. Shkodranews.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button