Categories Showbiz

Gentian Zenelaj tregon pse u rikthye në skenë me kolegët që pati përplasje

Episodi special i Klanifornia për Vitin e Ri shënoi rikthimin e një prej pjesëtarëve më të njohur të ish- trupës së “Apartamentit 2XL”, Gentian Zenelaj. Aktori i cili u përfol se kishte patur konflikte me kolegët e tij në skenë, u ribashkua për herë të parë pas shumë kohësh, jo vetëm me miqtë e 2XL, por edhe me Ermal Mamaqin.

Në një intervistë për programin “Jo Vetëm Modë”, në TV Klan, ai u shpreh se publiku ka prioritete të tjera para zënkave mes aktorëve. Ai mori vendimin për të fashitur gjërat dhe për t’u kthyer dhe për të shijuar një nostalgji që kishte kohë që nuk e provonte.

Gentian Zenelaj: Klani si televizion, publiku jonë sigurisht kanë prioritete përpara zënkave që mund të ketë Juli-Genti, apo Genti- Ermali apo Ermali- Juli, që sigurisht kalojnë në një plan të dytë. Për shumë arsye nuk kishte ndodhur ky kthim, ndoshta ngaqë unë isha në një televizon tjetër, ata ishin në një televizion tjetër. Ndoshta që shumë gjëra duhet të ishin shuar me kalimin e kohës, por definitivisht mora përsipër një lëvizje, sigurisht pas bisedave të gjata me Turin, mora një vendim për të fashitur shumë gjëra dhe për t’u kthyer, për të shijuar për sadopak kohë një nostalgji, që unë kisha kohë qe unë nuk e provoja, siç ishte të luaja në spektakël humori.

Megjithëse emisoni “Stop”, bashku me kolegun tim Saimir kemi nuanca të forta humori, prapë ka një farë nostalgjie. Ishte plani për të qenë më tepër i ftuar sporadik, por siç duket gjërat u pëlqyen dhe sigurisht nuk përtova ta bëj. Bashkë me Turin, me Julin edhe me shumë kolegë të tjerë kemi eksperiencë të mirë më skeç show. Bëmë shumë mirë që lëvizëm, se vërtet karantina do ta kishte bllokuar si spektakël humori, siç bllokoi shumë spektakle në Shqipëri dhe lëvizja strategjike ishte gjë shumë e mirë, pra e la spektaklin të vazhdojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME