Showbiz

Gjenden dy bulldog-ët e Lady Gagas

I gjeti një grua, pasi ofroi shpërblimin 500 mijë Dollarë Dy bulldogët e dashur të Lady Gagas janë kthyer në shtëpi. Koji dhe Gustav, pasi Walker qeni tjetër i saj u qëllua në gjoks duke u përpjekur për të shpëtuar qentë në Hollywood, shkruan TMZ. Burimet e zbatimit të ligjit thanë për TMZ se një grua i ktheu qentë të premten në mbrëmje në një stacion policor.Bëhet me dije se qentë ishin të padëmtuar dhe janë ribashkuar me ekipin e Gagas.

Burimet zbulojnë se gruaja duket të jetë një person i mirë dhe pretendon se i gjeti qentë dhe i solli. Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë dhe ata që gjuajtën me armë janë akoma të lirë. Burime pranë Gagas tregojnë se ajo qau me “lot gëzimi” kur mori lajmin.

Tashmë ajo që mbetet e paqartë është nëse gruaja do të shpërblehet me 500,000 dollarë të ofruara nga Gaga për kthimin e qenve. Lady Gaga, e cila ishte në Romë duke punuar për një film të ri në atë kohë, ofroi 500,000 dollarë për kthimin e qenve, pa bërë asnjë pyetje. Në këtë sulm u qëllua edhe shëtitësi i qenve të Gagas, i cili më pas u dërgua në spital. Klan News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: