Categories Showbiz

Gjon’s Tears befasohet nga Aurela Gaçe, kushti i papritur që i vuri këngëtarja

Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën këtë vit në Eurovision dhe u rendit i treti në finale, ishte të hënën e sotme i ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”.

Ai tregoi gjithë emocionin që përjetoi në backstage, por edhe në skenën e Eurovision. Një moment tjetër dhe shumë i veçantë ishte takimi me shumë artistë që përfaqësonin vende të ndryshme. Gjoni tha se me Anxhelën ishte miqësuar aq shumë dhe se kishin mbështetur njëri tjetrin.

Më pas ai u emocionua gjatë emisionit për shkak të fjalëve që Anxhela Peristeri tha publikisht për të. Anxhela nënvizoi se është shumë e lumtur për këngën e tij që u vlerësua maksimalisht në Eurovizion sepse ai e meritonte.

Ndërkohë Gjoni u shpreh: “Në momentet që kishim nevojë për energji ajo ishte aty. Është artiste shumë e mirë dhe me zemër të madhe. Duhet me i rujt këta njerëz”.

Gjoni mbeti pa fjalë nga një telefonatë që mori nga këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe gjatë emisionit. Ajo i tha se e ka mbështetur Gjonin sepse ashtu e ka ndjerë, për më tepër që më vonë mësoi se nëna e tij ishte me origjinë nga Vlora, nga fshati shumë afër vendlindjes së saj.
Ndërkohë Gjoni tha se i pëlqen shumë muzika e saj, dhe se është një artiste shumë e madhe se gjithmonë ke treguar se mund të bësh më shumë dhe ke gjithë ngjyrat tek vetja.

“Gjithmonë të kam pëlqyer, edhe kur isha fëmijë të kam ndjekur. Kur të pashë në Eurovision për mua ishte një wow ca është ky programi që del Aurela Gaçe. Kur e pashë në televizor më ka dhënë gjithë atë energji sa thashë dua dhe unë njëherë të shkëlqej tek skena më e madhe si Aurela Gaçe”, u shpreh Gjon’s Tears.

Moderatori Ermal Peçi u zotua se do t’i ulë dy artistët në një drekë, por Aurela Gaçe i vuri një kusht: “Gjon, thuaji mamit të mësoj edhe një labçe!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME