Futbollisti, Granit Xhaka, është bërë baba për herë të dytë. Ai ka postuar në Instagram foton e tij të parë me të bijën përmes së cilës na zbulon emrin e vajzës. Krahas fotos ai shkruan “Nuk kam më një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/02/2021”.
Ndërkohë të shumta kanë qënë urimet nga ndjekësit e futbollistit dhe figurat publike, si Bes Kallkau, Labinot Gashi, Blero, Robert Berisha dhe shumë tjerë.Dy vite më parë Xhaka me bashkëshorten e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të quajtur Ayana.