Showbiz

Graniti takohet me ish-të dashurën, zbulon se çfarë vendosën

Mbrëmjen e së premtes Graniti u eliminua nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Ai po vazhdon të jetë aktiv në intervista duke folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë. Graniti për një kohë të gjatë ishte kryefjala e medive rozë, shkak jeta e tij private ku edhe e pranoi se ka një lidhje jashtë. I ftuar së fundi në “Fan Club” ai zbuloi se është takuar me të dashurën.  “Kam folur, e kemi lënë të takohemi dhe t’i sqarojmë gjërat. Unë do doja të riktheheshim sepse e kam ende në zemër”, u shpreh Graniti.

Ndryshe, Graniti derisa ishte brenda shtëpisë kishte flirtuar me këngëtaren Fifi. Për këtë reagoi edhe ish-partnerja e tij, e cila nuk pranoi të futet në shtëpi për të folur me Granitin, por ia dërgoi një letër përmes produksionit, në të cilën shkruante se është e dëshpëruar me lojën  e tij brenda.

Pas letrës, Graniti deklaroi se e ka marrë malli për ish-partneren.  Banorët e kritikuan Granitin se e mbajti të fshehtë lidhjen jashtë dhe tentoi të krijonte diçka me Fifin, duke i dhënë shpresa të rrejshme. Ndërkaq, pas krejt dramave që u krijuan në shtëpi, Fifi dhe Graniti vazhduan raportin e tyre si shokë./ExpressRozë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: