fbpx
Showbiz

Gruaja i kërkon një fëmijë\ Burri: Drejtohu zonjës Eni, i fusim një ndarje këtu

Ditën e sotme një grua është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ku i ka kërkuar bashkëshortit të saj të birësojnë një fëmijë, sepse prej 17 vitesh martesë ata nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë. Dëshira për të pasur fëmijë është shumë e madhe tek të dy, por duke qenë se ato nuk kanë arritur të kenë një fëmijë të tyre, burri nuk është dakort të birësojë një fëmijë sepse do që të ketë një fëmijë nga gjaku i tij.

Polikseni: Jam drejtuar këtu për të më dhënë një rrugëzgjidhje. Kam sjellë bashkëshortin për një arsye familjare. Kemi 17 vite martesë dhe kemi dëshiruar të kemi një fëmijë. Nuk na erdhi, një vit, dy vit, tre vite. Vazhduam kurat, ilaçet por nuk na vinte fëmija

Ditën e sotme një grua është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ku i ka kërkuar bashkëshortit të saj të birësojnë një fëmijë, sepse prej 17 vitesh martesë ata nuk kanë mundur të sjellin në jetë një fëmijë. Dëshira për të pasur fëmijë është shumë e madhe tek të dy, por duke qenë se ato nuk kanë arritur të kenë një fëmijë të tyre, burri nuk është dakort të birësojë një fëmijë sepse do që të ketë një fëmijë nga gjaku i tij.

Polikseni: Jam drejtuar këtu për të më dhënë një rrugëzgjidhje. Kam sjellë bashkëshortin për një arsye familjare. Kemi 17 vite martesë dhe kemi dëshiruar të kemi një fëmijë. Nuk na erdhi, një vit, dy vit, tre vite. Vazhduam kurat, ilaçet por nuk na vinte fëmija.

Alfredi: Për çfarë më ke sjellë këtu?

Polikseni: Alfred, kemi 17 vite martesë?

Alfredi: Pse më ke sjellë këtu në Tv Klan?

PolikseniPër të bërë një fëmijë bashkë. Kemi tentuar nëpër doktora, sa ilaçe kam bërë unë, ti mi di.

Alfredi: Jam shumë i revoltuar për çfarë më ke sjellë këtu, të më ulësh autoritetin mua si burrë?

Polikseni: Dua ta shohin të gjithë shqiptarët, ta bëja publikë. Prita të respektova, si një femër shqiptare si unë nuk i bën të gjitha këto sakrifica për një fëmijë.

AlfrediPër çfarë sakrifice?

Polikseni: 5 herë operacion në trupin tim për shkak të dëshirës për të bërë fëmijë.

Alfredi: Për çfarë na solle këtu?

Polikseni: Për të mirën e të dyve, të birësojmë një fëmijë.

Alfredi: Çfarë birësimi, ne presim fëmijën tonë, gjakun tonë. Unë si burrë nuk jam dakort, dua të presim fëmijën tonë, gjakun time.

Polikseni: Kam 17 vite që presim.

Alfredi: Kur pritëm 17 vite të presim dhe këto vite të tjera.

Eni Çobani: Pse e ke të vështirë?

Alfredi: E kam të vështirë zonja Eni që të rris fëmijën që ka lindur tjetri, nuk e rris dot se nuk është gjaku im, si t’i them hajde tek babai atij fëmijë se nuk e ka gjakun tim.

PolikseniPrandaj e bëra publikisht?

Alfredi: Që ta shikojë dhe familja ime që janë dy pleq, kam dy pleq në shtëpi unë?

Polikseni: Edhe unë prandaj po mendoj për ata dy pleq të tu sepse më kanë ndejtur në çdo seancë tek ndërhyrjet që kam bërë.

Eni Çobani: Je e emocionuar.

AlfrediËshtë e emocionuar sepse ka sjellë burrin tek Klani.

Polikseni: Jam e emocionuar dhe të kam sjellë për mirë.

AlfrediIa ke ul autoritetin burrit, e ke çuar në 0 fare, ke bërë gabim që më ke sjellë këtu

Doktorët i thonë se të dy janë në rregull. Polikseni i kërkon burri që të birësojnë një fëmijë sepse nuk i dihet se çfarë ndodh më vonë, ndërsa burri i saj do që fëmija që do të rrisë duhet të jetë nga gjaku i tij.

Alfredi e ka përjetuar shumë keq faktin që bashkëshortja e ka dërguar për këtë gjë tek zonja Eni, duke u shprehur shpesh herë që me këtë veprim ajo i ka ulur atij autoritetin prej burri.

Alfredi: Kjo zonja Polikseni, ka ardhur në televizionin Klan, ka takuar dhe zonja Enin.

Polikseni: Fredi po kam kaluar shumë strese, të lutem.

Alfredi: Po unë nuk jam në stres? Poliksen dëgjo këtu, për mendimin tim drejtohu zonja Enit, ne po i fusim një ndarje në Tv Klan.

Polikseni: Jo absolutisht jo, për ndarje nuk jam të lutem.

Alfredi: Për çfarë po më lutesh mua moj?

Ardit Gjebrea: Çfarë kërkon ti nga Alfredi?

Polikseni: Dua që të birësojmë një fëmijë, a nuk është gjesti më i mirë, që ta rrisim bashkë dhe dashuria do na shtojë shumë.

Alfredi: O Poliksen, jam burri unë, të flas një herë?

Ardit Gjebrea: Pse nuk do ti Alfred?

Alfredi: Nuk dua të birësoj një fëmijë, presim fëmijën tonë, gjakun tonë që ta rrisim. Të lindim një herë fëmijën tonë, ta rrisim pastaj le të birësoja gruaja fëmijën që dëshiron.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë të keqe ka që ta bësh më përpara?

Alfredi: E kam shumë të vështirë, dua të rris fëmijën tim.

Polikseni: Motra ime mi di hallet, më tha ta kisha dit që do vuaje kaq shumë ta kisha nisur fëmijën që nesër. Procesi i birësimit të ishte bërë më përpara, jo tani.

Alfredi: Pse qan moj, se ke sjellë burrin në Tv Klan, që më ke ulur si burrë?

Polikseni: Jo absolutisht jo.

Ardit Gjebrea: Fredi nuk besoj se të ulet autoriteti i burrit sepse këtu nuk u tha asnjë gjë që të të ulet autoriteti ty.

Alfredi: Kështu e gjykoj unë zoti Ardit, të lutem shumë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button