Categories Showbiz

Habit Maliqi: Babai më ka lënë amanet që të kem shumë femra, nuk rrija dot me një grua dhe …

Maliqi dhe Enriketa janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ku kanë treguar se kanë probleme në martesën e tyre. Keti tregon se ai e tradhton dhe i sheh shpesh mesazhe nga femrat e tjera tek telefoni i bashkëshortit. Kjo gjë e lëndon tepër, kurse Maliqi shprehet se e ka amanet nga babai që të ketë sa më shumë femra.

Ardit Gjebrea: Çfarë paska ky Maliqi?

Eni Çobani: Eh duhet të ketë diçka me siguri.

Maliqi: Unë e kam diçka që baba ma ka lënë amanet dikur, por hajd mo.

Enriketa: Që të ketë një listë të gjatë të gjinisë femërore zoti Ardit.

Eni Çobani: Listë të gjatë në çfarë kuptimi sepse njeriu zgjedh dikë, e dashuron, jeton me të.

Maliqi: Nuk rija më një vend prandaj, nuk rrija dot me një grua, lëvizja.

Ardit Gjebrea: Edhe e ke trashëgimi nga babi?

Maliqi: Po tani hoqa dorë se e kuptova i thërrita një çikë mendjes.

Enriketa: Amanetin e babit të vet e mban kurse amanetin e babit tim jo.

Ardit Gjebrea: Pse a e mban akoma amanetin e babit?

Enriketa: Deri tani po. Imagjino se sa telashe dhe probleme e halle i kam hapur asaj familjes sime unë duke e pasur mendjen gjithmonë tek zotëria.

Eni Çobani: Si ka qenë bashkëjetesa këto 5 vite?

Enriketa: E lodhshme.

Maliqi tregon se u kur u martua me Ketin bëri një dasmë me shoqërinë dhe familjen e saj sepse prindërit e tij nuk morën pjesë. Ata kishin një debat të madh disa ditë para dasmës me prindërit dhe nuk i shkuan. Pas martese ata dolën me qira sepse kishin shumë debate dhe madje kishin marrë dhe një urdhër mbrojtje nga vjehrri. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar…

LEXO ME SHUME