Showbiz

Habit Paloma me ato që thotë për Kledin: Po të isha beqare…

Paloma i ka habitur të gjithë me rrëfimin që bëri gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”. Teksa në studio po komentohej takimi romantik i dy banorëve, Kledit dhe Beatrixit, ish-konkurrentja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se ka parë shikime të zjarrta mes tij dhe Arjolës.

“Po të isha beqare do ta gjuaja se është një djalë i mrekullueshëm. Kam parë një shikim të zjarrtë mes Kledit dhe Arjolës. Pashë që Arjola u afeksionua shumë pas Kledit.

E kapa disa momente që i thoshte shiko drejt, ata shikonin shikimet. Edhe Kledi ndihet shumë mirë. Ai po fliste për jetën e tij, për dashurinë e tij dhe më pas befas ndodhi ai ndryshim”, tha gazetarja e njohur. Duket se edhe publiku mendon kështu, pasi edhe komentet që janë në profilet zyrtare të “Big Brother VIP” e kanë vënë re këtë detaj dhe nuk kanë ngurruar që ta tregojnë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: