fbpx
Showbiz

Humb jetën nga kanceri aktorja e madhe franceze (Foto)

Ikona e kinematografisë franceze, Anna Karina, ka vdekur nga kanceri në moshën 79-vjeçare. Aktorja franceze me prejardhje daneze, e vlerësuar si legjendë e kinemasë franceze, vdiq në një spital në Paris e shoqëruar nga burri i saj i katërt, drejtori amerikan i filmit, Dennis Berry.

Karina, e cila e paraqiste femrën ideale të viteve të gjashtëdhjeta, ka luajtur në shtatë filma të prodhuar nga burri i saj i parë, Jean-Luc Godard, përfshirë filmat “Pierrot Le Fou” dhe “Bande a Part”. “Anna vdiq dje në një spital të Parisit për shkak të efekteve të kancerit”, tha agjenti i saj, Laurent Balandras, duke shtuar se ajo vdiq në shoqërinë e burrit të saj të katërt.

“Sot, kinemaja franceze ka mbetur jetime. Ajo e ka humbur njërën prej legjendave të saj”, shkroi në Tëitter ministri francez i kulturës, Franck Riester.

Karina ishte ende adoleshente kur ishte zhvendosur nga atdheu, Danimarka, në Paris të Francës për ta ndërtuar karrierën e aktores. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 21 vjeçe, ajo ishte zgjedhur aktorja më e mirë në festivalin e filmit në Berlin, shkruan “Daily Mail”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button