Showbiz

Humbën prindërit nga Covid në pak muaj, vëlla e motër surprizohen nga Ermali dhe Ami

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona mbrëmjen e sotme një ndër historitë më prekëse. Kjo ishte historia e Anitës dhe Ilirit, motër e vëlla, të cilët jeta i kishte vendosur përballë shumë vështirësive të mëdha. Në studion e programit kishte ardhur kushërira e tyre, Albina e cila rrëfeu historinë e trishtë të dy të rinjve.

Kalvari i vuajtjeve për Ilirin dhe Anitën kishte nisur përpara disa vitesh kur babai i tyre ishte diagnostikuar me tumorr. Për shkak të sëmundjes së tij, babai ishte detyruar që të linte punën dhe për të sjellur të ardhura e për të mbajtur familjen, mamaja e të rinjve kishte nisur të qepte këpucë.

Për të fituar sa më shumë para, Anita dhe Iliri kishin ndihmuar nënën e tyre që të qepnin sa më shumë këpucë, por pavarësisht punës së tyre, të ardhurat nuk ishin të mjaftueshme.

Sikur të mos mjaftonin këto probleme, disa muaj më parë nëna e tyre nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte pasur nevojë për të kryer një operacion. Fatkeqësisht sëmundja e mamasë ishte përkeqësuar dhe kishte ndërruar jetë. Babai i Ilirit dhe Anitës nuk e kishte përballuar dot këtë dhimbje të madhe dhe e kishte humbur dëshirën për të jetuar. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Anita dhe Iliri kishin humbur dhe babain e tyre duke mbetur të vetëm.

Në studio Albina rrëfeu se dy kushërinjtë e saj kishin ndryshuar shumë pas humbjes së prindërve dhe se dëshironte që nëpërmjet programit “Dua të të bëj të lumtur” t’ua ndryshonte sadopak jetën duke i bërë të lumtur. “Anita dhe Ilir dua të dini që unë ju dua shumë. Dua t’ju kërkoj që të riktheheni sa më shpejt siç keni qenë më parë, pavarësisht dhimbjes të madhe që keni. Dijeni se do ju qëndrojmë gjithmonë pranë dhe të bëheni sa më të fortë.”,- ishte mesazhi i Albinës për Anitën dhe Ilirin.

Nga ana tjetër, Iliri dhe Anita rrëfyen të përlotur se për ta ka qenë tepër e vështirë humbja e dy prindërve dhe se jeta e tyre ka ndryshuar totalisht. Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar disa surpriza për dy të rinjtë duke i sjellë idhujt e tyre, Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën të cilët iu drejtuan me këto fjalë: “Prania e prindërve është e pazëvëndesueshme, por ju duhet të bëheni të fortë që të përballoni të ardhmen. E shkuara juaj, vuajtjet dhe pengesat që po hasni do ju bëjnë më të fortë. Në jetën tonë do të kemi gjithmonë sfida, por duhet të luftoni sa më shumë, jo vetëm për veten, por edhe për prindërit.”

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska i ftuan të rinjtë në një udhëtim me familjen e tyre për disa ditë dhe i ofruan mundësinë që për 1 vit të plotë, Iliri dhe Anita të bëhen pjesë e trajnimit për t’u bërë të sukseshëm.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me fondacionin humanitar “Golden Eagle” i ofruan mundësinë Ilirit dhe Anitës që të punojnë një vit të tërë me pagesë në redaksinë e programit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: