Showbiz

Humbi tre fëmijët nga sulmet terroriste, miliarderi i ASOS thyen heshtjen

Pronari miliarder i Asos i cili humbi tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Sri Lankës e ka përshkruar humbjen si ‘krejtësisht të pakuptueshme’, por tha se është ‘thellësisht mirënjohës’ për mbështetjen e njerëzve pas tragjedisë.

Anders Holch Povlsen konfirmoi se i biri Alfred dhe vajzat Alma dhe Agnes u vranë në sulmet që synonin të krishterët dhe turistët e huaj në të dielën e Pashkëve, ndërsa vajza e tretë Astrid mbijetoi.

Duke lexuar mesazhin tek një turmë prej rreth 700 dashamirësish, në Brande të Danimarkës pastorja Arne Holst-Larsen tha:

‘Humbja e fëmijëve tanë të dashur Alma, Agnes dhe Alfred janë plotësisht të pakuptueshme. Me dashurinë e njerëzve që na rrethojnë, miqve dhe kolegëve të talentuar, por edhe me familjen tonë të bashkuar ne do ia dalim ta kalojmë të gjithën këtë. Ne e vlerësojmë shumë dashurinë që shfaqët sonte, jo vetëm për familjet dhe fëmijët tanë, por për të gjitha viktimat e veprimeve mizore në Sri Lanka”.

Fëmijët e Z. Povlsen u vranë vetëm disa ditë pasi ai zbuloi planet për t’i dorëzuar pasuritë e tij tek fëmijët, me shpresën se do të vazhdonin të ruanin trashëgiminë.

Përkujtimoret për humbjen e tri fëmijëve u mbajtën përmes një meshe në rrugë, ku të gjithë mbanin nga qiri në dorë dhe ecën nga qendra e qytetit deri në shtëpinë e Povlsen.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: