Categories Showbiz

Hyrja në Big Brother VIP u bë shkak për shkarkimin nga puna si tenor, Armaldo sqaron të vërtetën

Tenori i njohur shqiptar Armaldo Kllogjeri, i njohur tashmë për publikun si ‘Maestro’ ka rrëfyer detaje nga jeta e tij pas pjesëmarrjes në BBV.

Maestro është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të momentit që pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother Vip.Ai u bë pjesë e ngjarjeve dhe dinamikave të ndryshme, duke tërhequr në këtë mënyrë  vëmendje të madhe por edhe duke fituar simpatinë e publikut.

E tanimë Big Brother ka përfunduar dhe sh-banori së bashkë me banorët e tjerë i janë rikthyer normalitetit.

Armaldo Kllogjeri ka treguar se si po i shkon jeta pas kësaj eksperience të vyer, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se tanimë ai nuk është më pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit, pasi ai është shkarkuar nga puna.

I ftuar mbrëmë në “Më lër të flas”, Armaldo tha se u shkarkua nga institucioni pasi kishte mbaruar afati i lejes që kishte kërkuar, por do të rikthehet sërish.

“Jam ende pa punë në Institucionin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Qëlloi një situatë dhe periudhë paksa e ndërlikuar se ishin zgjedhjet dhe nuk kisha mundësi të rifilloja përsëri. Duke qenë se kishte mbaruar afati lejes që unë kisha kërkuara, automatikisht drejtoria apo administrata zbatuan ligjin për të më pezulluar nga puna”, u shpreh Armaldo.

E teksa u pyet se kur ka ndërmend të rikthehet, Armaldo tha se do i bashkohet përsëri Teatrit të Operas dhe Baletit sapo të hapen audicionet.

Tutje ai tha se me të vërtetë qëndrimi në shtëpinë  Big Brother u bë shkak për largimin e tij nga puna por i hapi rrugën drejt publikut.

“Për të arritur qëllimet në jetë duhet të sakrifikohesh. Qëllimi im të njihesha më shumë në publik që kishte një shikueshmëri të jashtëzakonshme, por edhe për të përçuar disa vlera familjare apo njerëzore që nuk po i përmend sepse besoj janë vënë re brenda shtëpisë”-tha Armaldo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME