Categories Showbiz

I biri rikthen në film legjendën e kinemasë. Sophia Loren, së shpejti në Netflix

Legjenda e gjallë e kinematografisë italiane, Sophia Loren, shumë shpejt do të shfaqet në Netflix. Filmi “La Vita davanti a se” (Jeta përballë saj) është realizuar nga djali i aktores, Edoardo Ponti, dhe do të ketë premierën në Netflix, më 13 nëntor. Kjo është e para herë që aktorja 86-vjeçare shfaqet në Netflix, por e treta herë që bashkëpunon me të birin.

Loren do të luajë rolin e një ish-prostitute hebraike që krijon miqësi të veçantë me një djalë nga Senegali.

Jeta përballë saj”, me regji të Edoardo Ponti-t dhe protagoniste Sophia Loren, ka në qendër historinë e një gruaje të moshuar hebreje, ish-prostitutë, e mbijetuar e Aushvicit, e cila ndërton një marrëdhënie të veçantë me një fëmijë nga Senegali.

Kur Edoardo i propozoi rolin e Madame Rosës, ikona e kinematografisë nuk mundi t’i thotë jo.

Jeta përballë saj” është një libër që e njoh shumë mirë dhe personazhi më tërhoqi shumë, duke më bërë të rikthehesha në kohën kur hodha hapat e parë në kinematografi. Është një histori që ia vlen të rrëfehet”,- tha Sophia duke shtuar se drama në të cilën ajo bën pjesë është një mesazh i fortë tolerance, faljeje dhe dashurie.

Të gjithë kemi të drejtën të na shohin e të na dëgjojnë, sepse ndryshe jeta bëhet e pamundur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Jemi si dy të huaj”- Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, por këngëtarja bën “lëmsh” rrjetin me veprimin e saj

Aktori i humorit, Bes Kallaku konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, thashethem i cili përflitej prej…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më përdori, s’jam bërë për t’u tallë nga Meritoni”- E akuzuan se ndërhyri mes çiftit, Françeska Murati bën gati valixhet të largohet nga BBV: Ilnisa, ajo fytyrë e shëmtuar…

Ish-Missi, Françeska Murati pas spektaklit të së martës ka bërë gati valixhet për t’u larguar…

LEXO ME SHUME