Showbiz

I dha fund me të pasi e kritikoi për shtimin në peshë, Bebe Rexha publikon bisedën me partnerin…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha është vënë së fundmi në qendër të portaleve dhe mediave, për shkak të reagimeve dhe deklaratave të saj të shpeshta që ka bërë mbi komentet negative për shtimin e saj në peshë.

 

Ndonjëherë të ndihesh e bukur dhe të largosh të gjitha komplekset mbi pamjen, peshën dhe paraqitjen është bekim dhe këtë ka dashur të tregojë vazhdimisht këngëtarja e njohur Bebe Rexha.

Së fundmi ajo ka reaguar shpesh mbi komentet negative për peshën e saj, duke u mundur të jap një mesazh se sidoqoftë ajo ndihet mirë dhe rehat me veten.

Por së fundmi gjërat duket se nuk po ecin shumë mirë për 33-vjeçaren me origjinë shqiptare, ajo ka postuar në Story një mesazh, në të cilin Keyan Safyari, i dashuri i saj i shkruante se ajo është shëndoshur shumë së fundmi dhe se ka ndryshuar.

“Ej, kurrë nuk të kam thënë që nuk je e bukur ose që nuk të dua. Në fakt, të thashë që ishe shumë e bukur dhe se sa shumë të doja. Por, të kam thënë që gjithmonë do të isha i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte. Për këtë po bisedonim dhe ti më pyete vetë. Doje që të gënjeja? Ke shtuar 15 kg dhe fytyra të ka ndryshuar. Duhet të bëj sikur nuk ka ndryshuar? Kështu do të ishte më mirë? Kur shtova unë 1 kg më quajte të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë se ti nuk më do më. Nëse po kërkon arsye për t’u ndarë, ka më shumë kuptim, por nuk është kjo arsyeja e vërtetë”, i ka shkruar partneri, në mesazhet e publikuara nga vetë Bebe.

“Nëse nuk je e lumtur me mua, me veten ose me jetën dhe nuk sheh të ardhme së bashku, atëherë jemi dakord dhe kjo është arsyeja. Mos përdor diçka të tillë si armë për pasiguritë që mund të kesh. Ta dish që më je dukur gjithmonë e bukur dhe të kam dashur”, shton ish-partneri i Bebe Rexhës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close