Categories Showbiz

I dhanë fund lidhjes! Reperi tërheq të dashurën dhe e përplas në ashensor

Quavo, një anëtar i grupit të famshëm Migos u nda vitin e kaluar nga e dashura e tij Saweetie me të cilën ishte në një lidhje 2-vjeçare. Por së fundmi mediat kanë publikuar pamje të reja nga ndarja e tyre e cila në fillim u duk se ishte e qetë dhe me konsensus, por në fakt ishte ndryshe.

TMZ ka publikuar pamjet nga ashensori ku ata duket se zihen dhe reperi tërheq zvarrë ish-të dashurën e tij Saweetie dhe e hedh atë në dysheme. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një kompleks apartamentesh në Hollywood-in e Veriut dhe kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur Saweetie goditi Quavo para se të hynte në ashensor dhe u përpoq ta parandalonte atë që ta ndiqte.

Pasi shtyu derën e ashensorit, reperi rrëzon ish-të dashurën në dysheme. Edhe pse ashensori hapet në katin tjetër, Quavo nuk e ndihmon vajzën të ngrihet dhe qëndron në këmbë ndërsa njerëzit e tjerë shohin skenën. Ndërsa vetëm pasi kalojnë disa kate, Quavo del nga ashensori dhe pret edhe të dashurën e tij të ngrihet edhe pse është duke çaluar. Burime për TMZ thonë se konflikti ndodhi në vitin 2020, disa muaj para ndarjes. Reperi Quavo tha më 19 mars se tashmë është ndarë nga vajza. Ndërsa ajo pretendon se arsyeja e kësaj ndarjeje është mashtrimi. Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje policia nuk ishte në dijeni dhe nuk u ndëshkua asnjëri prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME