Categories Showbiz

I dhanë fund martesës, por gazetarja dhe ish-bashkëshorti hapin biznes së bashku

Menduam që më mirë të jemi të distancuar

Ajo është e njohur ndryshe si gazetarja e kronikës së zezë, e cila është gjithmonë aty ku është lajmi. Bëhet fjalë për gazetaren Anduena Llabani, e cila është gjithmonë tërheqëse dhe e kururar në çdo dalje të saj. Llabani  është mami i një vogëlushi shumë simpatik dhe energjik të quajtur Aleksei.

Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Ardit Jaupi, kanë qenë së bashku për 12  vite, por janë divorcuar në vitin 2016. Ata kanë një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin, dikur partnerë në jetë, ndërsa sot partnerë në biznes.

Ardit Jaupi: Ka shumë gjëra që mund të na ndajnë, por edhe akoma më tepër që mund të na bashkojnë. Forca dhe fuqia jonë është djali. Dhe kjo na bën të jemi në festa, në gëzime, në shkollë të pranishëm. Pra, kudo ku ai ndodhet ne jemi aty dhe jemi bashkë.

Anduena dhe Arditi kanë qenë të ftuar në programin “Rudina”, ku kanë folur për marrëdhënien mes tyre dhe biznesin e ri.

Ardit Jaupi: Ne jemi të dy të rritur dhe ishte një vendim që u mor i përbashkët, sepse në këndvështrimin tonë, mendojmë që kur disa gjëra nuk shkojnë, është më mirë që çiftet mos vazhdojnë bashkë, sepse gjithë atë energjinë e keqe ose jo pozitive, e transmetojnë dashje pa dashje tek fëmijët. Menduam që më mirë të jemi të distancuar, por gjithë energjinë pozitive ta rezervojmë për djalin tonë.

Prej disa muajsh ata kanë hapur një restorant që ka specialitet pastat dhe mban emrin ‘Siesta’.

Anduena Llabani: Çdo njeri në jetë vjen për të na mësuar diçka. Ka shumë gjëra që unë mësoj nga Arditi dhe shumë gjëra që Arditi mëson nga unë. Mendoj që asnjëherë njeriu nuk duhet të jetë egoist për të parë deri ku  shkon ai, duhet t’i shikojmë të dy bashkë. Ne kishim vendosur të ishim bashkë, të bashkëjetonim, vendosëm të ndahemi, por kemi vendosur të jemi partnerë në biznes. Kjo është një arsye, që ato dreka dhe darkat tona në fundjavë, të mos i kalojmë më jashtë në restorante të ndryshme, por të mblidhemi në restorantin tonë, ku Aleksei ndihet si në një shtëpi të dytë. Aty mblidhemi edhe me familjen tona herë pas here, kjo na bën të jemi më të fortë dhe ta shohim jetën më të gjatë”. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME