Showbiz

I keni prerë biletat për Gjermani? Saimiri flet për të ardhmen me Merin

Meri ishte finalistja që arriti t’i merrte zemrën Saimirit, protagonistit të “Love Story 1”. Në një intervistë për programin “Daily Love Story” pas natës finale, Saimiri ka folur për planet e tij me Merin dhe si do të vijojë njohja e tyre. I pyetur nëse i kanë prerë biletat për Gjermani, 33-vjeçari ka theksuar se do qëndrojnë në Shqipëri edhe për disa ditë.

Ishte një natë plot me emocione. E di kur të bëhet ai lëmshi në fyt sepse me të dyja vajzat kam kaluar kohë shumë të bukura dhe të dyja kanë qenë vajzat më të mira të kastit. E kisha shumë të vështirë, ka qenë vetëm një eliminim nga ndjenja apo nga diçka e vogël që pata aty për momentin”, u shpreh veç të tjerash Saimiri.

Cila ishte më e vështirë, t’i thuash Generdës që ajo nuk ishte zgjedhja jote, apo t’i thoje Merit që e ke zgjedhur?

Më e vështirë ishte t’i jepja Generdës lajmin që…i urrej këto gjërat, këto lajmet e këqija. Më erdhi vërtetë shumë keq sepse kemi kaluar një kohë shumë të bukur, është një vajzë shumë e veçantë për mua.

Si do vazhdojë njohja jote me Merin?

Unë njohjen tani e kam pasur nëpërmjet kamerave dhe ne do njihemi me njëri-tjetrin pa kamera dhe të shohim.

I keni prerë biletat për Gjermani?

Të shohim, të takohemi këto ditë, të kalojmë pak kohë bashkë, do rri edhe disa ditë këtu./tvklan.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close