Categories Showbiz

I kishte marrë para borxh, dhëndri çon në gjyq vjehrrin: Mos më prek, turp të kesh…

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq” mbërrin në pikën kur vjehrri, Leko, pranon borxhin që ka ndaj dhëndrit të tij, Artirit. Ky i fundit i kërkon me ngulm 15 milionë Lekët që vjehrri i ka prej 10 vitesh borxh sepse i nevojitet një operacion.

Eni Çobani sqaroi më herët situatën e Lekos gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, e cila është e ngatërruar nga ana ligjore sepse toka ku ai ka kryer ndërtimin ka rezultuar të jetë pronë shtetërore. Një vendim i mëvonshëm e ka nxjerrë si tokë private dhe kjo e ka përzierë vjehrrin e Artirit në një mori gjyqesh e problemesh.

Problemi më i madh me të cilin ai përballet është konflikti me dhëndrin, që nga ana tjetër ndodhet në vështirësi financiare dhe pamundësi për të punuar.

Eni Çobani: Ia pranon borxhin këtij zotërisë apo e ke të falur ti?

Leko: Po, unë borxhin ia pranoj që ia kam marrë. Nuk ia bëj hasha.

Artir: Po mua më duhen sot, nuk më duhen mot.

Leko: Po ku t’i gjej moj zonja Eni?

Ardit Gjebrea: Sa Lekë i ka marrë?

Eni Çobani: Do ta thuash shumën e parave apo sdo ta thuash? Sa e ke shumën e parave? Mos të të vijë zor se nuk ka problem, çdo lek është i ndershëm, i pastër.

Artir: Një milionë e 500 mijë të reja.

Eni Çobani: 15 milionë Lekë të vjetra.

Artir: Zonja Eni, mua në qoftë se nuk do të më kishte filluar problemi i këmbës unë do ta prisja.

Eni Çobani: Akoma? 10 vjet e ke pritur.

Artir: Po s’ka gjë se prapë njeriu im është. Por që kur më filloi problemi i këmbës dhe unë nuk punoj dot….

Leko: Zonja Eni, unë nuk ia kam bërë hasha dhe nuk ia bëj hasha. Ta them sinqerisht, unë me të bërë dokumentat…

Eni Çobani: Ti do ta shesësh këtë shtëpi, çfarë do të bësh?

Leko: Unë me të bërë dokumentat, do ia jap paratë. Ta them sinqerisht, ja ku jeni të tërë këtu.

Eni Çobani: Po ku do ti gjesh?

Leko: Po mora lejen e shtëpive, unë do t’i shes.

Artir: Po kush do ia blejë shtëpinë atje? Shtëpia ndodhet mu në majë të malit! Kush do ia blejë atje?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME