Categories Showbiz

I ndjek çdo ditë nga ekrani, gjyshja 85-vjeçare surprizohet nga çunat e “Fiks Fare”

Televizori është ekrani ku ne kalojmë një pjesë të madhe të ditës dhe ndodh që për personazhet që shfaqen të krijojmë edhe simpati. Mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Davës, gruas 85-vjeçare e cila e kishte shijuar jetën pa komplekse në çdo moment të saj.

Dava ishte martuar që në moshën 18-vjeçare dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë 5 fëmijë. Pozitiviteti dhe dëshira për ta shijuar jetën, e kishin shoqëruar në çdo moment. Fakti që Dava kishte sjell në jetë 5 fëmijë, nuk e kishte penguar kurrë që të vazhdonte shkollën e mesme gjatë natës, apo që të punonte vazhdimisht.

Florinda, njëra nga vajzat e Davës, prej disa vitesh ishte detyruar që të largohej jashtë Shqipërisë, por pa mundur që të marrë me vete dhe vajzën e saj të vogël. Ishte gjyshja e saj Dava që është kujdesur për 8 vite për mbesën e saj me plot përkushtim dhe dashuri. Zonja Davë e kalon ditën duke shkruar poezi dhe duke ndjekur programin e saj te preferuar, “Fiks Fare”.

Florinda në studio rrëfeu se nëna e saj kishte 2 ëndrra të mëdha, e para  të takonte dy prezantuesit e emisionit, Devin dhe Dorin dhe e dyta të shikonte të bijën si spikere lajmesh në “Top Channel”. Florinda kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falënderuar nënën e saj Davë për kujdesin që tregonte ndaj mbesës së saj , si për ti realizuar dëshirat e nënës së saj.

Menjëherë pas ardhjes së saj në studio, Dava u përball me surprizën emocionuese të të parit të së bijës si spikere  lajmesh në televizionin “Top Channel”.  “Mami të kërkoj falje që të kam gënjyer që nuk isha unë, por dua të të falënderoj që je kujdesur për vajzën time dhe që më ke ndihmuar gjatë gjithë kohës.”,- ishte mesazhi i Florindës për Davën.

Surpriza që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar për Davën ishte takimi me moderatorët e dashur për publikun Devi dhe Dori, të cilët nuk kursyen batutat dhe humorin e tyre të natyrshëm gjatë gjithë kohës, por dhe morën disa këshilla mbi jetën nga nëna.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME