Categories Showbiz

I nxorën letrën private të së atit, avokatët e Meghan Markle kërkojnë të mbyllin çështjen

Avokatët e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, kanë deklaruar se padia kundër tabloidit “Associated Newspapers” për shkelje të privatësisë nuk ka nevojë të shqyrtohet në gjykatë dhe se kjo e fundit duhet të vendosë në favor të Dukeshës. Bashkëshortja e nipit të Mbretëreshës Elizabeth, Princ Harry, ngriti padi ndaj tablodit për shkak se botoi ekstrakte të një letre me shkrim që ajo i dërgoi babait të saj Thomas Markle, në gusht 2018.

Meghan deklaron se botimi i letrës ishte një “keqpërdorim” i informacionit privat dhe shkelje e të drejtave të autorit. Gazeta ndërkohë ka argumentuar se dukesha ishte e gatshme që çështje të tjera private të bëheshin publike nëse i përshtateshin interesave të saj dhe se botimi i disa pjesëve të letrës ishte i justifikuar.

Kjo në përgjigje të intervistave që miqtë e saj anonimë kishin dhënë revistës amerikane “People”. Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë të Londrës nga gjyqtari Mark Warby, i cili sipas avokatëve mbrojtës duhet të japë një gjykim të shkurtër në favor të ish-aktores amerikane.

Ata thanë se vendimi për të botuar letrën ishte një sulm ndaj “jetës private, jetës familjare dhe korrespondencës së Dukeshës”. Gjyqi do të fillonte javën e kaluar, por u shty deri në fund të vitit 2021 për shkak të një arsyeje “konfidenciale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME