Showbiz

I përfolur për lidhjen me Aleksia Peleshin, Romeo Veshaj tërheq vëmendjen me foton e fundit

Prej disa ditësh në median rozë është kthyer në kryefjalë çifti më i ri i showbizit, vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia dhe aktori Romeo Veshaj. Çdo lëvizje e tyre zgjon kureshtjen e madhe të fansave, të cilët duan t’i shohin bashkë.

Pak orë më parë, ka qenë Romeo që ka publikuar një foto nga Korça në Instastory, ku pas tij shihet një vajzë e cila është e mbuluar me perden dhe i duket vetëm këmba. Nuk dihet nëse vajza në foto është Aleksia, por ndjekësve i ka shkuar menjëherë në mendje. Megjithatë gjithçka mbetet ende e pakonfirmuar. Kujtojmë që pak ditë më parë, çifti u përfol se e kanë bërë lidhjen e tyre edhe më serioze, pasi kanë nisur të jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: