
Të nominuarit për këtë javë ishin Sara dhe Dagz. Arbana tregoi se cili është eliminuar.
Ajo e cili doli nga shtëpia është Sara. Kjo erdhi pasi ishte më pak e votuar sesa Dagz
Blogerja është larguar mes lotësh nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe është përqafuar me të gjithë banorët.
Padyshim ky largim ka gëzuar më së shumti Dj PM, i cili nisi një romancë me Sarahn gjatë qëndrimit në shtëpi, romancë kjo që është destinuar të nisë jashtë ambienteve të shtëpisë, e konfirmuar kjo nga dyshja.