Categories Showbiz

‘I thoja shoqes kape se qenka i mirë’/ Olta Gixhari tregon njohjen e pazakontë me partnerin

Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale. Ajo nuk e ka zbuluar ende identitetin e partnerit teksa edhe djalin e ekspozon rrallë.

Së fundmi, aktorja ka ndarë edhe historinë e rrallë të njohjes me partnerin e saj. Ajo tha se janë takuar në Spanjë dhe se nuk e kishte menduar kurrë se ai do e pëlqente. Madje Olta zbuloi se i kishte thënë shoqes së saj të krijonte një lidhje me të.

U pamë në Spanjë dhe aty u kujtova se e kisha parë shumë vite më parë. U pëballëm dhe unë ngela. I thashë: “Ua sa i bukur qenke bërë ti”. Insistoja dhe i thoja shoqes sime “Kape se është shumë i mirë”. Mua më pëlqente shumë, por isha e bindur se ai njeri nuk do më pëlqente mua. Ai ka një tip që thoja se nuk do shkojë me mua. Unë jam shumë energjike, i shpreh emocionet. Jam shumë ndryshe nga ai dhe thoja se nuk i pëlqejnë gocat si unë e se do dikë më të qetë. Pastaj nuk ma priste mendja kurrë se do shkoja në Madrid dhe do takoja burrin tim. Më dukej si nëpër filma. Dhe aty na ndodhi shkëndija e parë.”- u tregoi ajo banorëve.

Po ashtu, Olta tha se ata ende nuk janë martuar dhe se po pret propozimin e vërtetë. Thënë ajo u shpreh se partneri i ka propozuar një herë pa unazë.

Mbetet për tu parë nëse ai do hyjë ta takojë aktoren në “Big Brother VIP”…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME