fbpx
Showbiz

“I zura ngushtë prindërit, mora edhe kredi për videoklip” ja me sa lekë e ka nisur Samanta Karavella rrugën drejt muzikës

Hapat e parë të karrierës nuk janë të lehtë për askënd, e sigurisht që as për Samanta Karavellën e cila e ka nisur rrugëtimin e saj drejt muzikës në një moshë fare të vogël. Ndoshta shumë nga ju nuk e mbajnë mend, por ajo ka qenë konkurrentja më e vogël në edicionin e dytë të “Ethet e së premtes mbrëma”, ndaj duke marrë parasysh moshën është e logjikshme të kuptoni që fillesat në muzikë nuk e kanë gjetur me xhepin plot këngëtaren. Por ndryshe nga shumë kolege të saj, Samanta nuk e sheh si trup të pranojë që jo vetëm u ka rënë në qa.fë prindërve që ta spo.nsorizonin, por edhe ka marrë kredi për të realizuar një klip. Shkon edhe më tej, duke thënë se në koncertin e parë me Sinan Hoxhën ka marrë 1000 lekë të reja, si dhe ca detaje të tjera që i zbuloi për emisionin “Treshat”.

“Lekë borxh nuk kam marrë, por kredi kam marrë. Ka qenë klipi “Le të jetë”. Shiko u bënë shumë vite që jam pjesë e këtij profesioni dhe sikur pak lekë të kisha mënjanë që nga koha kur e kam nisur…unë e kam nisur me 10 mijë lekë, në koncert me, Sinanin. M’i dha daja në formë simbolike. Më pas kam marrë nga 50 mijë lekë nëpër koncerte. I zura ngushtë prindërit e mi por tani është shlyer kredia. E lashë mamin të merrej me atë punë. Kam një profesion të ngritur mbi sak.rifica,”- tha Samanta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button