Përmendja e historisë së tradhtisë së Ilirit, të cilën e ka treguar vetë, nga Einxhel ka sjellë reagim të fortë nga ana e tij. “Unë e kam me fallxhoren, me gruan dhe vajzën time ti nuk ke shans t ‘i zësh me gojë.
Mendimi jot është ordiner, pa pikë turpi. Po kalove vizën time të kuqe unë të masakroj,në kuptimin verbal të fjalës. Ti gjykon karrierë, jetë personale, ti je shumë e ulët”, iu kthye Iliri Einxhelit, pasi pa klipin ku kjo e fundit përmendi familjen e balerinit.
Edhe pse ka kaluar 1 javë nga debati i tyre shumë i fortë, duket se Ilirit nuk i del e keqja me Einxhel. Tensioni mes tyre vazhdon, aq sa ka rrezikuar edhe provën javore.
Balerini i njohur ka refuzuar të mbajë mbi shpinë moderatoren për të kaluar traun në pishinë.
“Jo buxhet të jetë por… edhe ndonjë arkë me florinj dhe s’e bëj”, është shprehur Iliri kur Donaldi i tha po bëje lojën me Einxhel.