Categories Showbiz

Irma Libohova flet për peshën e saj dhe batutën e Kabashit

Programi “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan solli  intervistën e zhvilluar në shtëpinë plot ngjyra në Golem, të këngëtares së njohur Irma Libohova. Ajo ndau shumë detaje interesante nga jeta e saj private dhe ajo profesionale. Në lidhje me dukjen, Irma u shpreh se gjithmonë është kujdesur të ketë një look të sajin dhe kujdesi për veten është i vashdueshëm, por jo me produkte të shtrenjta.

Për sa i përket peshës, këngëtarja tha se deri në moshën 40 vjeç ka peshuar 45 kile dhe një mik i saj, artisti i njohur Mirush Kabashi, gjithmonë i ka thënë se ajo nuk peshon as sa një thes çimento.

Orinda Huta: Je kujdesur gjithmonë për dukjen tënde, bukur gjithmonë, e veçantë.

Irma Libohova: E kam thënë dhe do ta them derisa të kem frymë, përsëri do ta them, mua shkapërcimet në look më shqetësojnë. Dua të ruaj një figurë normale, budallalliku më i madh që kam bërë, kam bërë balluken gjysëm të kuqe, gjysëm të zëzë, por kaq, nuk e kam tejkaluar modelin. Kujdesi për veten është i vazhdueshëm, nuk është ndonjë super kujdes, domethënë nuk jam që të blej setin 200 euro, për të mbajtur fytyrën. Ka dhe e rekomandojnë edhe estetistët, domethënë që me kremëra të thjeshta, me përbërje që të shkojnë për shtat ty mund të kurosh fytyrën dhe trupin.

Orinda Huta: Me peshën ke lëvizur ndonjëherë, ke patur lëvizje të forta?

Irma Libohova: Kemi një koleg ne, Mirush Kabashi. Mirushi është artist, e respektoj dhe e përshëndes. Gjithmonë ka thënë: Ti Irma nuk peshon as sa një thes çimentoje. Pesha ime ka qenë 45 kile.

Orinda Huta: Aq gjithmonë?

Irma Libohova: Gjithë jetën deri nga mosha 40 vjeç, sot jam konstante 50 kile. Ka ditë që nuk ha fare ëmbëlsira, ka ditë që më duhet një tavë bakllava që ta ha. Kam kujdes, por është fat që është dhe metabolizimi, pastaj edhe gjimnastika./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME