Categories Showbiz

Ish-banore e ‘Big Brother’, kush është partnerja që Sokol Balla e mban të ”fshehtë”

Ditën e djeshme gazetari Sokol Balla njoftoi se ishte bërë për herë të tretë baba, ndërkohë që lidhjen ka tentuar që ta mbajë larg vëmendjes dhe syve të publikut. Ai tha se ishte bërë me një vajzë, por sërish tentoi që të mos e tregonte emrin e partneres së tij të dytë, pas nd arjes me ministren Belinda Balluku. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se partnerja e Ballës, me të cilën para një muaji ka sjellë në jetë dhe një vajzë është ish-banorja e ‘Big Brother 9’ Sidrita Sadikaj, e cila aktualisht është e punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Sadikaj, 27-vjeçare, është nga Suraheka, dhe ka ardhur në Tiranë për angazhimin e saj në Big Brother në 2017-tën dhe prej asaj kohe duket se ka zgjedhur që të mos largohet më nga Shqipëria duke gjetur dhe dashurinë e jetës së saj. Ajo pati një lidhje kalimtare edhe brenda programit, me një model, por ndarja erdhi shumë shpejt pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme televizive e asaj kohe.

Edhe vetë Sadija është tepër e rezervuar në rrjetet e saj sociale, ku ende nuk ka postuar një foto që ajo ka ardhur në jetë, ndërkohë që në disa postime të tjera, nëse sheh me vëmendje fotot, janë të njëjta me destinacionet që poston Balla në rrjetet e tij sociale.

Duke folur për marrëd hënien që ka me fëmijët, Balla u shpreh gjatë ditës së djeshme, se tashmë ndihej i plotësuar. “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët. Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse në vijim Balla do të vendosë të bëjë publike fotografi të anëtares më të re të familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME