Showbiz

Ishte në kërkim nga policia, arrestohet në kufi reperi i njohur shqiptar

Ndalohet nga policia reperi shqiptar i njohur si Fero. Mediat në Kosovë raportojnë se reperi Feronit Shabani, është arrestuar mbrëmjen e të hënës, 16 janar në një nga pikat kufitare në Kosovë.

Fero ishte i shpallur në kërkim dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Gazetën Express se:

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close