Categories Showbiz

Isli Islami dhe Ori Nebiaj rrëfejnë momentin kur u njohën

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e moderatorit të “Wake Up”, Isli Islamit. Ai ishte i ftuar në studio nga mamaja e tij, zonja Sadie e cila rrëfeu për herë të parë historinë e jetës së Islit duke na treguar një anë tjetër të tij. Programi kishte menduar disa surpriza për Islin ku një ndër to ishte edhe kolegia e tij, moderatorja, Ori Nebiaj.

Përpara se Isli të zbulonte se në anën tjetër të ekranit ishte mikja e tij më e ngushtë, ai duhej të zbulonte 5 gjëra që nuk i pëlqen tek Ori. Isli u shpreh se ishte shumë e vështirë për të që të plotësonte këtë listë, por sipas tij Ori nuk duhet të veshë takat sepse del më e gjatë se ai. Gjëja e dytë që Isli nuk pëlqen tek Ori është përdorimi i shpeshtë në emision i fjalës “Marshallah”. Gjatë bisedës që Isli zhvilloi me moderatoren e programit, Arbana Osmani zbuloi se mikja e tij është shumë e dhënë pas gjumit dhe kjo është diçka që nuk i pëlqen atij.

Gjithashtu Isli tregoi se Ori bënte shumë presion duke thënë: “Ori është shumë këmbëngulëse dhe nëse e di se e ka të saktë atë për të cilën po flet do i dalë e saja me 100%, prandaj unë e pëlqej ketë gjë tek ajo, por presioni që ushtron më bën të ‘trembem’.”

Ori në studio rrëfeu historinë se si Isli dhe ajo ishin njohur për herë të parë duke treguar momentin e takimit të parë: “E kam njohur Islin pasi kishim filluar punën në “Wake Up” dhe xhirimet, pasi ai nuk ishte në Tiranë. Më vjen një mesazh në telefon ku thuhej se ishte Isli dhe më ftonte për kafe. E kam lënë të presë mbi 30 minuta në këmbë edhe pse kafja ishte aty afër shtëpisë sime.” Në fund të dy moderatorët zbuluan se ata e kishin kuptuar që programi në të cilin do të punonin sëbashku do të kishte sukses dhe kjo do të shënonte fillimin e një miqësie të ngushtë midis tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME