fbpx
Showbiz

Italianet harrojnë covidin dhe ‘turren’ për t’iu hedhur në qafë aktorit turk (Video)

Can Yaman është kthyer në një nga aktorët më të suksesshëm të kinematografisë turke, me një numër të madh fansash në të gjithë botën dhe gjithashtu është shpallur ndër aktorët më të bukur në Turqi. Së fundmi, aktori i mirënjohur ka bërë një udhëtim në Itali, ku duket se është përballur me të papritura. Dhjetra fansa kanë vërshuar rrugëve të shtetit italian, me pankarta e telefona, duke bërtitur emrin e tij, teksa i kërkonin foto.

Italianet duket se e kanë harruar Covid-19 dhe dramën që iu shkaktoi virusi për muaj me radhë e në sytë e tyre ekziston vetëm Can. Pas super suksesit të “Erkenci kus”, Can u rikthye në ekran me një serial të ri, të titulluar “Bay Yanlis” ku luan krah aktores Ozge Gurel, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar pas serialit ‘Stina e qershive’. Kjo është hera e dytë që ata luajnë së bashku, pasi më herët i kemi parë edhe në serialin “Hëna e plotë”.

Disa ditë më parë u raportua se xhirimet e serialit janë ndërprerë, pasi një nga personat e stafit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mirëpo, pak pas rikthimit të aktorëve në sheshxhirim thuhet se “Bay Yanlis” do mbyllet me 15 episode dhe se xhirimet do ndërpritet përfundimisht së shpejti. Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi që ka mërzitur fansat, pasi seriali po ecte shumë mirë, ndonëse të gjitha sondazhet rendisin në vend të parë “Sen çal kapimi”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button