fbpx
Showbiz

Izraelitët nënshkruajnë peticionin për ndalimin e këngëve të Dua Lipës

Mijëra izraelitë kanë nënshkruar peticion për ndalim të këngëve të Duas. Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është ndër emrat më të komentuar në botë, shkruajnë mediat e huaja.

Së fundmi emri i saj është lakuar në Izrael. Një peticion po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-Izrael, ku pretendonte se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera të konsideruara nga ‘Jerusalem Post’ si  anti-Izraelite. Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar peticionin deri mëngjesin e së Mërkurës.

Organizata Im Tirzu kontaktoi Ministrin e Kulturës Chili Tropper dhe Ministrin e Mbrojtjes Benny Gantz. “Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve të IDF, antisemitizmi, shpifja e gjakut, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkruajti Im Tirzu në një letër drejtuar dy ministrave.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button