Categories Showbiz

“Jam me epilepsi dhe vajzë e një invalidi”, historia tronditëse e banores që u largua nga BB VIP

Xheisara Frisku, është banorja që u largua mbrëmë (e enjte) nga Big Brother VIP.

Ajo qëndroi brenda shtëpisë prej disa javësh, ndërkohë që dhuroi emocione të forta e rrëfeu gjëra të shumta nga jeta personale.

Në një bisedë të bërë brenda, këngëtarja shqiptare tregoi një histori të trishtë që kishte të bënte me jetën e saj dhe familjen. Ajo tha se ka lindur në qytetin e Burrelit dhe është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid.

“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, u shpreh Xhesi.

Artistja tutje shtoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Madje theksoi se pikërisht kjo gjë e ka bërë që mos të jetë shumë e lidhur me të ëmën.

Përpara se të dilte, ajo u befasua nga e ëma e cila i tha se e ka përkrahur dhe se është krenare me të. BB VIP ndryshe ka vazhduar garën deri më 18 shkurt.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME