Showbiz

“Jam parashikues i madh”, Stresi: Para se të binte tërmeti njoftova në rrjete sociale

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, në një prononcim për mediat nga Manza e Durrësit pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe 900 të plagosur u shpreh se është parashikues tërmetesh. Më tej ai theksoi se edhe këtë tërmet e kishte parashikuar një ditë para se të ndodhte duke e bërë me dije në rrjete sociale se atë ditë do të kishte tërmet. Më tej ai tregoi nismën e tij bashkë me mqitë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti.

“Jemi në orar tërmetesh tani. E kemi me frikë realisht. Unë jam parashikues i madh. Atë ditë që ka rënë tërmeti, pa rënë tërmeti në 4 të mëngjesit e kam thënë që në drekë më parë që sot do bie tërmet. Nuk e di po kështu ma ka dhënë zoti. Jam njeri me parandjenja.”-shprehet Stresi. Shikoni videon më poshtë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button