Categories Showbiz

“Je akoma baba…”. Sot Dr Flori do ishte 42 vjeç, Landi i dedikon fjalët prekëse

Dr. Flori do të festonte sot 42-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte ende në këtë botë. Miqtë dhe artistët nuk kanë lënë asnjë rast pa e kujtuar këngëtarin e ndjerë dhe në këtë ditë kanë shkruar disa fjalë për të.

Roland Hysi ishte i pari që kujtoi mikun e tij përmes një postimi në rrjete sociale në këtë ditë. Ai ka postuar në Instagram një video të shkpëtur nga kënga “Baba në këtë skenë”, që Flori realizoi me Aurela Gaçen para se të ndahej nga jeta, por u publikua pas ngjarjes tragjike, si për të çuar deri në fund amanetin e tij.

“Jo 15 vjet plako! Jo! Je akoma baba në këtë skenë dhe mungon, jo vetëm ti, por edhe vetë skena!”, shkruan Landi përkrah videos së mikut të ndjerë.

Edhe vëllai i dr Florit, Alban Kondi i ka bere nje dedikim prekes ku shkruan:

Vëllai im i madh, Gëzuar ditëlindjen. Ti ishe shoku im i parë dhe sot je ëngjëlli im .Me ty çdo ditë, përgjithmon bashke”.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në 17 nëntor 2014. Këngëtari ndërroi jetë në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009. Dr. Flori ishte dhe baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij, Blerinën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME