Showbiz

Jennifer Lopez ndalon dasmën, performancë dhe këngë speciale për Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fundjavën e kaluar kurorëzuan martesën e tyre madhështore, ku kishte shumë të ftuar dhe fustanet e nuserisë së këngëtares u pëlqye tej mase nga shumë admirues.

Së fundmi, këngëtarja i dhuroi bashkëshortit të saj Ben Affleck dhe të pranishmëve një performancë pasionante gjatë dasmës së tyre në Georgia fundjavën e kaluar. 53-vjeçarja, doli në pistën e vallëzimit përballë aktorit, 50 vjeç, i cili ishte ulur në një karrige përballë saj, dhe bëri një rutinë kërcimi me disa kërcimtarë rezervë ndërsa performonte një këngë kushtuar burrit të saj të ri.

Kënga “Lovey-Dovey” përmbante vargje dashurie si: “Nuk po ngopem” që vazhdimisht përsëritej në refren, ndërsa Jennifer këndonte për pasionin dhe dashurinë për burrin e saj, raporton DailyMail. Këngëtarja u filmua teksa këndonte: “Unë mund ta ndjej pasionin në sytë e tu/ Unë jam ende e dashuruar me ty/ Ti e di që nuk mund të ngopem/ Ti e di që nuk mund të ngopem”. Aktori nga pamjet e videos duket se po e shijon tej mase performancën speciale, i cili u pa duke i buzëqeshur nuses së tij. Në një moment, Jennifer e drejtoi mikrofonin në drejtim të Benit dhe madje e la të këndonte së bashku.

Pas performancës, çifti u pa duke u përqafuar dhe duke parë në sy njëri-tjetrin. Ylli i “Hustlers” dukej e jashtëzakonshme në dasmën e saj me një fustan të bardhë të dizajnuar nga Ralph Lauren të stiluar me perla. Kjo nuk është hera e parë që Lopez kompozon një këngë kushtuar të dashurit të saj. Ajo kompozoi një këngë me titull “Dear Ben”, e cila ishte pjesë e albumit të saj të vitit 2002 “This Is Me… Then” me vargje të zhurmshme si: “Ti je perfekt dhe unë thjesht nuk mund ta kontrolloj veten dhe nuk mund të jem me askënd tjetër. Më duket se jam e varur nga mënyra se si ti pëlqen të më prekësh”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close