Categories Showbiz

Jeta e Arjan Konomit larg ekranit, nga fshati krah yjeve botërore të tenisit (Foto)

La metropolin e zhurmshëm të Tiranës dhe shkëlqimin e prozhektorëve në studio televizive, për t’iu dedikuar krijimtarisë dhe kopshtarisë në fshatin Vuno, në jug të qytetit të Vlorës. Kjo është historia e gazetarit të njohur Arjan Konomi, i cili prej 5 vitesh është larguar nga jeta publike duke mbyllur edhe çdo llogari në rrjetet sociale.

Po ç’po ndodh me jetën e tij larg ekranit?

Kanë kaluar pak ditë nga përfundimi i karantinës dhe sapo ka mbaruar dhe dërguar në shtyp librin e dytë të tij “Saga e Jetëve Legjendë 2”, gazetari Arjan Konomi ka përfituar nga mundësia e kalimit të kufirit për të udhëtuar drejt Beogradit. Arjani, i pasionuar pas sportit të tenisit, ka realizuar një ëndërr të tij për të parë nga afër me miq një turne të këtij sporti aristokrat.

Novak Xhokoviç, tenisti në vendin e parë të klasifikimit botëror prej shumë kohësh, organizoi një turne tenisi më qëllim bamirësie, duke qenë se ky sport prej disa muajsh është ndërprerë, ku merrnin pjesë edhe tenistë të tjerë të shquar. Konomi ka qenë në shoqërinë e familjarëve të tenistit të famshëm Novak Xhokovic, siç shihet dhe nga fotot me të vëllanë dhe më të atin e tenistit, si dhe ka qenë mysafiri i tyre.

Ai ka “pasur fatin” të mbajë në dorë kupat e famshme të turneve të mëdha të tenisit, ose siç quhen “Grand Slam”, si Wimbledoni anglez, Us Openi dhe Roland Garosi francez, siç shihen edhe nga fotot. Emra të tjerë tenistësh shumë të famshëm që takoi ishin: Dominic Thiem: Aleksander Zverev, Gregor Dimitrov etj.

Ka qenë një mundësi e mirë për të bërë diçka ndryshe pas shumë muajve pune intensive për përfundimin e “Sagës së Jetëve Legjendë 2”. Pas suksesit të librit të parë të tij që u botua katër herë, vëllimi tjetër aktualisht është në shtyp dhe pritet të dalë në fund të muajit qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME