Categories Showbiz

Jo vetëm Alketa Vejsiu, këngëtarja e madhe shqiptare do të ngjitet në “Sanremo”

Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo”-s. Këngëtarja është e dyta nga vajzat me origjinë shqiptare që do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit të mirënjohur italian, pas Alketa Vejsiut.

Mediat italiane shkruajnë se Dua Lipa do të përfitojë nga rasti për të promovuar turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, për të cilin do të udhëtojë sërish në Itali në fund të prillit. Emri i turneut është marrë nga albumi i saj i dytë, që do të dalë këtë pranverë, i cili përmban hitin “Don’t start now”.

E ndërkohë që Dua nuk ka reaguar aspak për këtë lajm në Instagram, (përveç një fotoje me pica ku shkruan: E dua Italinë!”, ditën e djeshme, Alketa Vejsiu dha lajmin e bukur se do të jetë moderatore në “Sanremo”, së bashku me një sërë figurash të njohura të skenës në Itali, si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera lexo këtu.

Prezantuesi kryesor Amadeus konfirmoi edhe pjesëmarrjen e këngëtarit Massimo Ranieri, i cili do të bëjë duet me Tiziano Ferro-n dhe popstar-in britanik Mika.

“Ne po punojmë për të nënshkruar kontrata me emra të tjerë të njohur si Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha prezantuesi dhe drejtori artistik i festivalit.

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME