Categories Showbiz

Ka një kompani në Kanada, por Ardioni i kërkon para borxh shokut për të vërtetuar miqësinë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka ardhur Ardioni nga Kosova i cili tregon se janë 5 vëllezër dhe në kohën e luftës ata udhëtuan në Kanada. Ai kishte shumë dëshirë që të ftonte prindërit sot, por babai i tij ka humbur jetën në 2020 dhe kjo gjë e ka trishtuar shumë, madje nuk arriti që të realizonte këtë dëshirë.

Ardioni: Vëllai im ka pësuar një aksident në vitin 2010 dhe ka humbur një vajzë 3-vjeçare e cila na ka lidhur shumë me shtetin e Kosovës, normal që ia kemi borxh për t’u kthyer në vendin tonë.

Sa herë që jam në Europë, unë padyshim që vij në Kosovë për të vizituar varrin e engjëllit tonë 3-vjeçares Dionës dhe për mos humbur dashurinë që kemi për engjëllin, kemi dhe fabrikën e prodhimit të hekurit në Kanada dhe ia kemi lënë emrin Diona. Ai që punon atje të ketë zemër dhe energji për të punuar dhe suksesin ta kemi të përbashkët.

Ardioni tregon se kur ishin në Kosovë, ai dhe vëllezërit nuk kishin kushte të mira, ai kishte një kioskë, vëllezërit e tij shisnin fara luledielli dhe pije nëpër plazhet e Ulqinit.

Ardioni: Nënën e vlerësoj shumë sepse gjatë prodhimit të lepiskave, bonbone për fëmijë, ajo i ka futur duart e saj nëpër sheqer të nxehtë vetëm për të bërë qarkullim të të hollave për të mbijetuar.

Ardit Gjebrea: A mund të më tregoni motivin pse keni ardhur këtu sot?

Ardioni: Kam një shok që mund të them se e dua më shumë se vëllain, Burimin, i kam kërkuar një herë atij disa të holla dhe para tre viteve kam dashur t’i bëj një test edhe t’ja kthej testin që ai më ka bërë mua diku në vitin 1993.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë testi që ai ju ka bërë, që ju detyroi juve t’ja bënit sërish?

Ardioni: Isha me vëllezërit duke shitur farat e lulediellit në qytet dhe papritmas vjen dikush dhe më thotë vrapo se Burimin po e sulmojnë disa persona. Kam vrapuar dhe kur shkova atje, ai më tha që është vetëm një lojë.

Ardit Gjebrea: Ti Burimit i morë 1 mijë euro, për sa kohë?

Ardioni: Nuk i tregova kohën, i thashë më nevojiten sepse biznesin nuk e kam mirë.

Ardioni shprehet se edhe pse nuk kishte nevojë për para dhe ishte në gjendje të mirë, Burimi ishte i gatshëm t’ja jepte këto para pa e menduar dy herë. Ardioni ia ka treguar të vërtetën Burimit në studio dhe shprehet se kjo gjë ka bërë që të bindet tek miqësia e tij. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME