Në spektaklin e djeshëm këngëtarja Xheisara Frisku është surprizuar nga nëna e saj. Në klip po jepej një moment ku këngëtarja kishte treguar se në moshën 18 vjeçare ishte larguar nga shtëpia e saj, për në Tiranë dhe prej kohësh jeton vetëm.
Të gjithë ishin të prekur nga historia e saj, kur në ato çaste Xheisara surprizohet nga nëna e saj. Nëna i tha këngëtares se gjithmonë do të jetë mbështetja më e madhe dhe se është krenare për të.