Categories Showbiz

‘Kam marrë masa ekstreme’/ Aktorja flet për lidhjen jashtëmartesore me ish-deputetin: Patëm shumë presione

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur hapur rreth vështirësive që është përballur në fillimet e lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku (të cilin sot e ka burrë) dhe marrëdhënien me prindërit e tij.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo nuk hezitoi të tregojë edhe se kë nga vjehrrit që ka pasur deri tani, do më shumë.

Rudina Dembacaj tregoi se është babai i Mark Frrokut, të cilin e do më shumë, ndërsa sa i përket vjehrrës tha se “kam dashur një tjetër, por nuk e them dot se kë.”

Aktorja tregoi se  në fillimet e marrëdhënies me ish deputetin “përveçse fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë”. Por ajo theksoi se mori ‘masa’ ekstreme.

Më shumë do vjehrrin apo vjehrrën?

Vjehrrin normal, nga të gjithë vjehrrit që kam pasur në jetë, Peng Frrokun e dua më shumë. Nga vjehrrat kam dashur një tjetër, por nuk e them dot cilën.

Po si të mos jetë? Ama s’më ka bezdisur kurrë me xhelozi.

Çfarë marrëdhënie ke me vjehrrën?

Është e moshuar, Marku kujdeset shumë për të dhe të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Djalin e vjehrrës e bëj shumë të lumtur.

Është grua me fat që më ka nuse.

Ç’do të thotë të jesh e dashuruar me një burrë që ka fëmijë?

Do të thotë që nga 1 fëmijë ke 4. Unë nuk e kam sa për Instagram, nuk bëj si e mirë nëse vërtet nuk jam e  tillë.

Unë ndihem e bekuar. Fillimi ishte i vështirë, sepse përveç fëmijët duhet të mësoheshin me një njeri të ri, duhet të duronim edhe presione idiote nga jashtë.

Falë Zotit, me këtë rast, si unë edhe Marku, njohëm shpirtin e vërtetë të shumë njerëzve.

Unë si ekstremiste që jam, kam marrë ‘masa’ ekstreme. Marku ka më shumë durim, fal më shumë. Unë nuk i quaj dot fëmijët e Markut, sepse janë fëmijët e mi. Unë bëhem “kamikaze” për ta, siç bëhem për Vikin. Kur je nënë, e di çfarë do të thotë të kesh fëmijë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME