Showbiz

“Kam punuar në Call-Center”, vajza e Niko Peleshit: Jam vajza e ministrit por nuk jam ministre vetë

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, në një intervistë për “Glamour Zone”, Ora News, ka pranuar se disa muaj më parë ka punuar në call center. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, Aleksia deri më tani pohon se ka punuar në tre punë të ndryshe, në menaxhim pronash, më pas në call center dhe së fundmi si menaxhere e rrjeteve sociale.

Sipas saj, të qenurit vajzë e ministrit, nuk e ka privuar atë të punojë si gjithë vajzat e tjera, por pohon se në bankë ka zero lekë.

“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, shprehet ajo. Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.
Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: