Categories Showbiz

‘Kam qejf të jetoj me prindërit por…’, Mc Kresha rrëfehet si rrallëherë për jetën personale

Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha, emri i vërtetë i të cilit është Kreshnik Fazliu ka folur si rrallëherë për familjen e tij, fëmijët dhe bashkëshorten.

Edhe pse për të ka shumë kuriozitet nga publiku, reperi e cilëson pak bezdisës faktin që mediat online dhe audienca kanë më tepër interes për gjërat personale të tij se sa ato publike. “Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, u shpreh Kresha i ftuar në “N’maj t’gjuhës” në RTV21.

Kreshniku tregoi edhe për jetën si baba i dy fëmijëve tashmë, teksa nuk la pa përmendur se do dëshironte të jetonte me prindërit. Ai u shpreh shumë falënderues ndaj bashkëshortes së tij, Erzinës e cila çdo herë kur ai ka pushim bën të pamundurën që reperi të jetë sa më afër prindërve.

“Kam qejf të jetoj me prindërit, por falënderoj Erzinën që edhe pse jetojmë vetëm përkujdeset që unë të çohem herët dhe të shkojmë te prindërit. ata kanë qejf të rrinë me fëmijët e mi. mua më pëlqen zhurma që vjen nga familja..” – shprehet Kresha.

Por cili është personi që Kreshës i ka lënë më shumë mbresa në jetën e tij? Me shumë emocion, reperi përmendi emrin e producentit Enis Presheva. “Enisi e ka një trru gjenial. Është i veçantë si në stil, si në karakter, si njeri”, u shpreh Kresha.

Por rrugëtimi i Enisit nuk zgjati shumë pasi ai vendosi të hiqte dorë nga muzika. “Neve na ka mërzit shumë që hoqi dorë nga muzika, por prandaj është njeri interesant. Zgjedhja e tij ishte shumë befasuese, por në të njëjtën kohë unë e kam vlerësu shumë. Nevojitet karater i fortë për të marrë një vendim të tillë”, ishin fjalët e Kreshës për mikun e tij.

Reperi zbuloi se ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet dhe të kenë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

I mori 5 mijë euro dhe u zhduk, historia plot mistere e burrit italian që mendonte se fliste me Dua Lipën, familja asnjë kontakt me të …

Një mister ka pushtuar mediat e opinionin Italian dhe ka të bëjë me zhdukjen e…

LEXO ME SHUME