Categories Showbiz

Kaq e kishin! Tea dhe Bearti zyrtarisht të ndarë! (Foto)

Megjithëse doli çift me Andin nga emisioni “Për’Puthen”, s’vonoi shumë që publiku të mësonte se Tea kishte qenë gjatë gjithë kohës në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi.

Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit, madje ata u ftuan sërish në “Për’puthen” për të treguar përrallën e tyre të dashurisë. Tea dhe Bearti kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe s’kanë ngurruar të ndajnë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi s’ndaheshin asnjë sekond nga njëri-tjetri.

Madje së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.

Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të. Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë: “Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.

Kemi akoma zhvillime! Tea ka fshirë çdo foto me partnerin në Instagram, përveç asaj të biznesit që ka qenë e detyruar ta mbajë. Po ashtu edhe Bearti. Ata e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjékësve, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë që s’janë më bashkë. Por, ende nuk dihet arsyeja që i çoi në këtë vendim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Puthje pasionante në lavanderi, Romeo dhe Heidi u fshihen banorëve (Video)

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tom Cruise dhe partnerja e tij ruse i japin fund lidhjes

Tom Cruise i ka dhënë fund marrëdhënies me rusen, Elsina Khayrova, disa muaj pasi u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Zbulohet dhurata e parë e të shtunës, një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju (Foto)

Prej kohësh, Ledion Liço dhe faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Video/ Ilnisa rrëzohet në kuzhinë. Çfarë bëri Meritoni!

Ilnisa u rrëzua aksidentalisht në ambientet e kuzhinës ndërsa po shkonte drejt tavolinës, aty ku…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka…

LEXO ME SHUME